'I emëruari i Josep Borell'/ Ambasadori i BE në Shqipëri Soreca, merr detyrën e re

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, do të marrë një detyrë të re të rëndësishme në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS).

Pas emërimit nga Josep Borrell, Soreca do të jetë i Dërguari i tij i Posaçëm për Migracionin e Jashtëm, me gradën Ambasador.

Sipas asaj që raportohet në media, Soreca do t’i bashkohet ekipit të përfaqësuesit të lartë të Komisionit Evropian Josep Borrell në Bruksel që nga 1 prilli 2022.