Duka: Investimi nuk është thjesht një dëshirë, por detyrë për të ardhmen e fëmijëve tanë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka hapur punimet për Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore, ku ndër të tjera, në fjalën  e tij ftoi të gjithë që t’i shërbejnë lojës më të bukur në botë dhe t’i lënë pas inatet e mllefet, me gjyqe, që siç e cilësoi ai, janë të një kohe të shkuar.

Nuk do të reshtim së bashkëpunuari me shtetin për ta bindur që investimi nuk është thjesht një dëshirë, por një detyrë e të gjithë neve për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Përpara disa ditësh ne paraqitën edhe planin për të ardhmen e futbollit, duke parashtruar edhe pikat dhe bazat kryesore të punës tonë, të cilat i lancuam para pak ditësh. Kam bindjen se me gjithë mbështetjen e të gjithë faktorëve dhe me mbështetjen speciale të FIFA dhe UEFA do ia dalim mbanë”, u shpreh Duka.