FOTO/ Rusia sulmon sërish Ukrainën, godet kullën televizive në Kiev, ndërpritet sinjali

Duket se Rusia nuk ka ndërmend t’i ndalë sulmet ndaj Ukrainës. Këshilltari i Ministrisë së Brendshme në Ukrainë, Anton Herashchenko, bën me dije se është sulmuar kulla televizive në Kiev.

Sinjali i televizionit është ndërprerë. BBC ka publikuar edhe pamjet e para nga vendgjarja ndërsa mbetet ende e paqartë nëse ka të lënduar apo viktima.

Në pamjet e publikuara duket tymi i cili ka mbetur pas sulmit.

Më herët të martën, ushtria ruse paralajmëroi se do të kryente sulme kundër Agjencisë Shtetërore të Sigurisë të Ukrainës dhe "Qendrës së Informacionit në Kiev".

Është e paqartë për momentin nëse këto sulme të reja kishin në shënjestër njërën nga ato entitete shtetërore të Ukrainës.