Autokolona ushtarake ruse mbërrin në periferi të Kievit

Autokolona ushtarake e Rusisë që ditën e diel ndodhej jashtë qytetit Ivankiv, ka mbërritur në periferi të Kievit.

Kanë qenë pamjet satelitore të mundësuara nga Maxar Technologies që kanë zbuluar përparimin e forcave ruse.

Sipas kompanisë amerikane vendndodhja e saktë është rreth 27 kilometra larg Kievit.

Të dielën, karvani ushtarak ndodhej 64 kilometra larg kryeqytetit ukrainas.

Të dielën, karvani ushtarak ndodhej rreth 64 kilometra larg kryeqytetit ukrainas.

Maxar njofton se autokolona ushtarake me mjete të blinduara, tanke dhe mjete të tjera logjistike shtrihet përgjatë 17 kilometra rrugë.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se trupat ruse po përpiqen t’i afrohen kryeqytetit të Ukrainës, por janë ende jashtë qendrës së qytetit.

“Ukrainasit po bëjnë rezistencë të fortë rreth Kievit duke e bërë shumë të vështirë për rusët që të lëvizin më në jug”, tha Kirby.