Jozefina Topalli: Basha enverist, punon për rritjen e pasurisë personale

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli, e ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, ka komentuar figurën e Lulzim Bashës.

Topalli thekson se Basha nuk ka lidhje me vlerat e PD-së, duke shtuar se ai punon për rritjen e pasurisë personale.

“Basha më dukej enverist, nuk kishte lidhje me vlerat e PD-së. Historia e mëvontë tregoi se kisha pasur të drejtë. Instikti im ka treguar se ai ka ardhur me një axhendë personale në funksion të rrijtes së pasurisë së tij dhe betejat që ka bërë në jetën e vet, nëse ka bërë, e ka bërë për pasurim personal.  Basha gënjente që në fushata elektorale. Nuk kam shkuar në PD që të bëhem kryetare partie, por për idealet e së djathtës.

Nuk e mendoja se do bëja kryetaren e PD, por nuk mendoja se do ishte kryetar Basha, që shiti edhe misionin opozitar. Ne kemi bërë shkollën e Sali Berishës, por Basha ishte eksperiment i dështuar. Basha s’ka bërë kurrë betejë reale për dekriminalizimin, por ka folur vetëm pasi ka folur ambasadorja amerikane, deri në atë kohë ka reaguar Grupi Parlamentar dhe e ka drejtuar Berisha, Basha nuk kishte lidhje me realitetin, me opozitë e beteja politike nuk merrej”, deklaroi Topalli.