Qeveria naftë fermerëve për vota, Baçi: Aplikimet po bëhen në kohë të fushatës

Luan Baçi, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, denoncoi Ministrinë e Bujqësisë dhe Bashkinë e Lushnjes, se po përdorin për qëllime elektorale aplikimet e fermerëve për subvencionim të karburantit. Baçi u shpreh se për të aplikuar janë thirrur vetëm militantët e PS.

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherazi anëtari i Komisionit të Rithemelimit të kësaj partie, Luan Baçi, nga Lushnja, denoncoi Ministrinë e Bujqësisë, se po përdor për qëllime elektorale, nisjen e aplikimit të fermerëve për subvencionim të karburantit në bujqësi.

Luan Baçi u shpreh se mbështet subvencionimin e fermerëve, por solli në kujtesë ngjarjet e një viti më parë, ku një ditë përpara zgjedhejve të 25 prillit, fermerëve të Lushnjes iu shpërndanë tollona me karburant.

Gjithashtu, Luan Baçi u shpreh se thirrja për për të aplikuar për subvencionim të karburantit, u është bërë vetëm fermerëve që njihen si mbështetës të Partisë Socialiste.

Gazetar: M.Muzaka. Redaktor. J.Hoxhaj. Mont. T.Foto