FIFA përshpejton bisedimet me UEFA-s për pezullimin e plotë të Rusisë

FIFA është në bisedime të përshpejtuara për pezullimin e plotë të Rusisë, raporton “BBC”.

Organizata qeverisëse botërore e futbollit po punon me homologen evropiane, UEFA, dhe pritet një njoftim gjatë ditës së sotme për vendimin e marrë.

Kjo do të thotë se Rusia nuk do të jetë në gjendje të luajë në Euro 2022 për femra në Angli gjatë verës.

Islanda ka thënë gjithashtu se do të refuzojë të luajë kundër Rusisë në qershor dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka rekomanduar që atletët nga Rusia dhe Bjellorusia të përjashtohen nga garat.