Gjykatat nën urdhrin e Veliaj/ Vendimet absurde që po anulojnë finalen evropiane

Ditën e sotme një vendim i Gjykatës së Tiranës ka urdhëruar pezullimin e Armand Dukës nga ushtrimi i detyrës së Presidentit të FSHF-së.

Në lidhje me këtë vendim, ka reaguar edhe analisti Andi Bushati.

Ky i fundit, në mënyrë ironike shkruan se, pas Rusisë që ka nisur një luftë, Shqipëria është vendi i dytë që do i anulohet një finale evropiane në futboll.

‘Kështu si po veprojnë gjykatat e përdhosura në Shqiperi, me urdhër të Veliajt, Shqipëria mund të jetë vendi i dytë pas Rusisë së Putinit që nisi një luftë, të ciles mund ti anulohet një finale europiane në futboll’, shkruan Andi Bushati në reagimin e tij të shkurtër në Facebook.