Zyrtare/ Schalke prish kontratën me kompaninë ruse

Klubi gjerman ka hequr nga fanella logon e sponsorit të tyre zyrtare, GAZPROM, që ishte një kompani ruse.

Ndërkohë që tashmë nëpërmjet një komunikate zyrtare për shtyp Schalke e bëri edhe zyrtari prishjen e kontratës me gjigantin rus.

“Bordi i drejtorëve të FC Schalke 04 ka vendosur të përfundojë para kohe partneritetin midis S04 dhe GAZPROM.

Bordi drejtues dhe bordi mbikëqyrës janë në bisedime me përfaqësuesit e sponsorit kryesor aktual dhe informacione të mëtejshme do të bëhen të ditura në kohën e duhur”, thuhet në njoftimin për media.

Lufta në Ukrainë ka tërhequr vëmendjen e madhe edhe të botës së sportit ku bashkë me Schalken edhe skuderia amerikane në Formula 1, Haas ka larguar nga makina e saj të gjithë sponsorët rusë.