VIDEO-SYRI TV/ Refuzohet leja për inceneratorin e Zotos në Fier, nuk plotëson një seri kushtesh

Refuzohet leja mjedisore për inceneratorin e Fierit. Ministria e Mjedisit nuk i ka dhënë leje për incenerimin e mbetjeve pasi sipas saj kompania e Klodian Zotos nuk përmbush 12 kritere, kryesisht atë të kapacitetit teknik të impiantit. Më këtë vendim duket se do të shtyhet sërish afati për nisjen e djegieve të mbeturinave. Javën e kaluar kryeministri Rama dhe zyrtarët e tij deklaruarn para komisionit hetimor se inceneratori i Fierit do të nis punën pas 45 ditësh.

Nga SYRI TV

Kryeministri Edi Rama dhe zyrtarët e tij të lartë u treguan në unison me kompaninë e Zotos, kur deklaruan para Komisionit Hetimor Parlamentar se inceneratori i Fierit do të nisë brenda 45 ditësh.

Por, Djegësi i Fierit nuk mund të jetë në funksion, për shkak se ai nuk ka Leje Mjedisore. Në 31 Janar të këtij viti, Ministria e Turizmit ka refuzuar kërkesën e kompanisë koncensionare ‘Integrated Technology Waste Fier’ për t’u pajisur me Leje Mjedisore të Tipit A. Kjo Leje përfshin incenerimin e mbetjeve urbane jo të rrezikshme dhe ato të kafshëve.

Në dokumentimin e nënshkruar nga ministrja Mirela Kumbaro renditen 12 pika, të cilat nuk janë përmbushur nga kompania koncensionare. Mangësitë lidhen si me kapacitetin teknik të impiantit, ashtu edhe me mungesën e konsultimeve publike e me diferencat ndërmjet parametrave të shënuar në kërkesë me situatën në terren.

Bazuar në shënimet e renditura nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, krijohet bindja se kompania koncensionare e ka shumë të vështirë që të nisë incenerimin e mbetjeve urbane brenda afatit të deklaruar gjatë punimeve të Komisionit Hetimor Parlamentar.

Kompania në pronësi absolute e biznesmenit në arrati, Klodian Zoto, nënshkroi në vitin 20016 kontratën koncensionare për ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit të Fierit.Ndërtimi i Djegësit duhet të përfundonte në Tetor 2019.

Por, në Shtator 2020, Ministria e Mjedisit dhe kompania private nënshkruan një deklaratë për shtyrjen e punimeve deri në Mars 2021. Kur ka kaluar një vit nga përfundimi i këtij afati, inceneratori i Fierit ende nuk është vënë në funksion dhe, me mungesë Leje Mjedisore, nuk dihet se kur do të djegë mbeturinat urbane.