Rusia: Sanksionet e Perëndimit janë të rënda, por ne do të çajmë përmes tyre

 “Sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë janë të vështira, por vendi ynë ka potencialin e nevojshëm për ta kompensuar dëmin”, tha një zëdhënës i Kremlinit.

Moskë -  Rusia do të jetë në gjendje të çajë përmes sanksioneve perëndimore për pushtimin që i bëri Ukrainës fqinje, tha një zëdhënës i Kremlinit të hënën, ndërkohë që Presidenti Vladimir Putin do të takohet me zyrtarë për të diskutuar pasojat ekonomike.

"Sanksionet perëndimore ndaj Rusisë janë të vështira, por vendi ynë ka potencialin e nevojshëm për të kompensuar dëmin”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Ai vërejti se "sot Putin do të punojë në çështjet ekonomike" dhe do të takohet me ministrat kryesorë.