Presidenti Meta: Nxis dhënien e ndihmave humanitare për Ukrainën

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i ka bërë thirrje shoqërisë shqiptare të angazhohet në dhënien e ndihmave humanitare për popullin e Ukrainës.

Në një thirrje të publikuar sot në Fb, Meta shprehet: “Shqipëria krah për krah me Ukrainën, në solidaritet të plotë me përpjekjet e një populli që po lufton heroikisht për të mbrojtur me çdo çmim lirinë e tij!  Nxis shoqërinë civile për të vijuar ndihmat humanitare!”

Presidenti Meta ka reaguar në mbështetje të një deklarate të fundit të Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, në të cilën ndër të tjera thuhet: “Ukraina përshëndet vendimin e shumicës së gjerë të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sipas të cilit, nga 28 shkurti 2022 fillon punën një seancë e jashtëzakonshme e Asamblesë së Përgjithshme të OKB për pushtimin e Rusisë në Ukrainë…

Presim edhe takimin e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 28 shkurt për të diskutuar nevojat humanitare të popullsisë civile në Ukrainë.”

Міністерство закордонних справ України / MFA of Ukraine