Bisedimet Rusi-Ukrainë, fjalimi i Zelenskyt para takimit kritik

 Bjellorusia i cili është vendi ku dy delegacionet ai ukrainas dhe rus do të takohen është shprehur se ka përgatitur vendin ku do të zhvillohen bisedimet me dy palëve.

Ukraina ka rënë dakort të dërgojë diplomatë në një vendndodhje afër kufirit ukrainas-bjellorusi, pavarësisht raporteve se presidenti i vendit  Alexander Lukashenko, është gati të dërgojë trupa për t'iu bashkuar pushtimit të Ukrainës.

Dhe para këtij takimi kritik presidenti i Ukrainës, Zelensky ka mbajtur një fjalim në rrjete sociale duke u shprehur se Ukraina duhet t’i bashkohet menjëherë Bashkimit Europian.

“Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që urgjentisht të pranojë Ukrainën duke përdorur një procedurë të re”, tha Zelensky në video-mesazhin e tij të fundit.

"Ne u jemi mirënjohës partnerëve që qëndruan me ne. Por qëllimi ynë është të jemi me të gjithë evropianët dhe të jemi të barabartë me ta. Jam i sigurt që e meritojmë. Jam i sigurt se është e mundur."

Zelensky gjithashtu është shprehur se të gjithë ukrainasit me 'përvojë në operacione ushtarake' do të lirohen nga paraburgimi sipas ligjit ushtarak për të marrë pjesë në luftë.

"Është marrë një vendim moralisht i vështirë - sipas ligjit ushtarak, luftëtarët ukrainas me përvojë të vërtetë luftarake do të lirohen nga burgu dhe do të jenë në gjendje të shlyejnë fajin e tyre në pikat më të nxehta të luftës " tha Zelensky.

Duke iu drejtuar ushtarëve rusë që sulmojnë Ukrainën, Zelensky iu drejtua atyre:

"Hidhni armët. Mos u besoni komandantëve dhe propagandistëve tuaj. Vetëm shpëtoni jetën tuaj'.