Frikë nga rrezatimi/ Goditet impianti i mbetjeve bërthamore në Kiev

Raketat kanë goditur një impiant të mbetjeve nukleare në Kiev.

Kështu bëri të ditur Agjencia e Energjisë Atomike pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Sulmi ka ndodhur të dielën. Sipas Daily Mail, nuk ka informacione paraprake për lëshim të materialit radioaktiv, por autoritetet kanë nisur një monitorim.

Shefi i agjencisë së OKB, Rafael Grossi tha se këto incidente tregojnë se rreziku është shumë real.

Sipas tij, në të tilla impiante mbahen materiale radioaktive të nivelit të ulët. Por ai shtoi se dëmi mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin njerëzor dhe për ambientin.