Komandanti që po mbron Kievin, gjenerali që përputhi ushtrinë ukrainase me standartet e NATO

Komandanti i Mbrojtjes së Kievit, komandanti i Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Gjeneral Kolonel Oleksandr Syrsky njoftoi të hënën:

"Sot armiku vazhdoi përpjekjet për të thyer mbrojtjen e Kievit. Kolonat e trupave ruse u përpoqën vazhdimisht të sulmonin periferi të kryeqytetit. Të gjitha lëvizjet e forcave armike u vunë nën kontroll dhe u morën vendime në kohë. Situata në kryeqytetin e Atdheut tonë është nën kontroll.

Të gjitha përpjekjet për të arritur qëllimin nga forcat pushtuese ruse dështuan. U shkatërruan kolona të pajisjeve të okupatorit. Armiku pësoi humbje të konsiderueshme në personel. Trupat ruse janë të demoralizuara dhe të rraskapitura. Ne kemi treguar se dimë ta mbrojmë shtëpinë tonë nga mysafirët e paftuar", përfundon Syrsky.

Gjeneral Kolonel Syrsky, para luftës në Donbass në vitet 2000, komandoi brigadën e 72-të të mekanizuar dhe arriti të marrë gradën  Gjeneral-Major.

Që nga viti 2013, ai ishte Zëvendës Shefi i Parë i Qendrës së Komandës Kryesore të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe ishte i përfshirë në proceset e atëhershme të bashkëpunimit me NATO-n.

Në nëntor 2013, Syrskyi, në emër të Ministrisë së Mbrojtjes, shtjelloi ndryshimet në ushtrinë ukrainase në përputhje me standardet e NATO-s në selinë e NATO-s."

Automjetet ushtarake ruse të shkatërruara: