Napoli mposht Lazion në ‘Olimpico’ dhe ngjitet në krye të Serie A

Është mbyllur me rezultatin 1-2 supersfida mes Lazios dhe Napolit, ku emocionet ishin të pranishme përgjatë gjithë sfidës.

Një rezultat që çon skuadrën e Spaletit në krye të Serisë A, me pikë të barabarta me Milanin.

Pjesa e parë u mbyll pa gola me skuadrat që patën pak raste. Në të dytën u rezervuan golat e sfidës, që ishin njëri më spektakolar se tjetri.

Insinje kaloi në avantazh napoletanët me një goditje fantastike nga jashtë zone. Sulmuesi shënoi përsëri, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

Kur dukej se ndeshje do përfundonte Lazio barazoi me një “silurë” të Pedros në minutën e 88-të.

Napoli nuk u dorëzua dhe atëherë kur nuk pritej, Fabian Ruiz realizoi golin e fitores.

Me këtë tre pikësh Napoli shkon në vendin e parë me 57 pikë, po aq sa Milani.