", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/February/27/auto_footballer_175027-780x420-1-600x3601645984599.jpg", "width": 900, "height": 540 } }

Vritet ish-futbollisti 22-vjeçar në Ukrainë

Klubi ukrainas Karpaty Lviv njoftoi vdekjen e futbollistit 22-vjeçar Vitaly Sapilo. Ai vdiq në Betejën e Kievit.

Sipas TSN, i riu ishte kapiteni i një ekuipazhi në një tank luftarak ukrainas, ndërsa në rrjetet sociale ka qindra komente që nderojnë kujtimin e tij.

“Të premten në mbrëmje, më 25 shkurt, ish-mbrojtësi i Karpaty Lviv, Vitaly Sapilo, vdiq në betejën e Kievit. 22-vjeçari ishte komandant tankesh. Ai mbrojti kryeqytetin ukrainas kundër pushtuesve rusë, të cilët po përpiqeshin të kapnin Kievin me çdo kusht dhe të fitonin terren”, thuhej në njoftim.