La Liga/ Sevilla triumfon në derbin me Betisin

Sevilla fitoi 2-1 derbin e Andaluzisë kundër Real Betis. Ekipi i Julen Lopeteguit zgjidhi gjithçka në pjesën e parë.

Ivan Rakitic ktheu në gol një penallti në minutën e 24-t, teksa Munir El Haddadi dyfishoi për vendasit në fundin e fraksionit të parë të takimit.

Real Betis shkurtoi rezultatin me anë të Sergio Canales në minutat shtesë, por nuk kishte më kohë.

Sevilla regjistroi rezultatin e 12-të radhazi pozitiv në La Liga, dhe renditet në vend të dytë me 6 pikë më pak se Real Madridi kryesues.

Betis mbetet forcë e tretë e kampionatit spanjoll. Diferenca me rivalët e qytetit ka shkuar tetë pikë, ndërsa Atletico Madrid ndodhet vetëm një pikë larg.