Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Rusia s'ka qenë në asnjë moment nën kërcënimin e NATO-s

Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka thënë se Rusia s'ka qenë në asnjë moment nën kërcënimin e NATO-s.

"E kemi parë Putin-in të bëjë të tilla deklarata herë pas here. Por Rusia në asnjë moment s'ka qenë nën kërcënimin e NATO-s, dhe Rusia nuk ka qenë nën kërcënimin e Ukrainës."-tha ajo.

Më tej, sekeretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë shton se SHBA ka aftësinë të mbrohet, por presin një reagim nga Presidenti rus, Vladimir Putin.

Ky reagim nga Shtëpia e Bardhë vjen në kohën kur Presidenti Vladimir Putin vendosi në gatishmëri sistemin e mbrojtjes ndaj forcave bërthamore.