Bayern mundi Eintrachtin, një mesazh i qartë nga Gjermania për Vladimir Putin

Bayern Munich mundi me rezultatin minimal 1-0 Eintrachtin në Frankfurt në ndeshjen e javës së 24-të të Bundesligës gjermane, teksa kjo ndeshje u karakterizua nga një mesazh që nga fillimi i saj drejtuar presidentit rus Vladimir Putin për të ndalur pushtimin e Ukrainës.

Para fillimit të ndeshjes, në ekranet e stadiumit, kishte një mesazh të qartë për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Gjermania i dërgoi një mesazh presidentit rus për të ndalur luftën në Ukrainë dhe nuk ka dyshim se ajo, si të gjitha mesazhet e tjera që vijnë nga bota e sportit, do të vërshojë rrjetet sociale dhe do të ketë mbështetje të madhe.

Edhe futbollist i i bavarezëve, Robert Leëandoëski u solidarizua me popullin ukrainas. Sulmuesi polak, si kapiten i Bayern kishte vendosur në krah një shirit me ngjyrat verdheblu siç janë edhe ngjyrat e flamurit ukrainas.

Rezultati dhe golashënuesi:

Eintracht - Bayern 0-1 (Sane 71')