Në mesin e të gjithë lojtarëve, Messi arrin të gjej Mbappen dhe më pas francezi tregon pse është lojtari më i kërkuar në botë dhe shënon për 1-1.

Kujtojmë PSG arriti të fitonte me rezultatin 3-1 ndaj St. Etienne.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/February/27/auto_Screenshot_21645949411.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

Tandemi Messi-Mbappe po funksionon gjithnjë e më mirë, 'shkatërrojnë' mbrojtjen e shtatë lojtarëve me një lëvizje

Dyshja e PSG-së, Lionel Messi dhe Kylian Mbappe, po bashkëpunojnë gjithnjë e më mirë në fushë nga ndeshja në ndeshje, siç e dëshmon edhe goli i mbrëmjes së djeshme i sulmuesit francez ndaj St. Etienne në ndeshjen e javës së 26-të të Ligës 1 franceze.

Miqtë kaluan në avantazh shumë shpejt, falë golit të shënuar nga Bouange në minutën e 16-të. Edhe pse PSG ishte skuadra më e mirë në fushë dhe e mbajti topin shumë më tepër, “yjet” e ekipit parisien e kishin të vështirë të depërtonin në mbrojtjen e ekipit mik.

Megjithatë, në minutën e 42-të tandemi Messi-Mbappe funksionoi dhe vendasit barazuan.Pas një sulmi, topi erdhi në krahun e djathtë ku Messi mbeti i vetëm dhe megjithëse kishte shtatë mbrojtës aktivë dhe dy pasivë përballë, argjentinasi vuri re Mbappe që kërkonte topin në një hapësirë të ngushtë.

Në mesin e të gjithë lojtarëve, Messi arrin të gjej Mbappen dhe më pas francezi tregon pse është lojtari më i kërkuar në botë dhe shënon për 1-1.

Kujtojmë PSG arriti të fitonte me rezultatin 3-1 ndaj St. Etienne.