Festë në 'Air Albania', Xhixha zhbllokon rezultatin

Supersfida e kësaj jave luhet aktualisht në “Air Albania” mes Tiranës dhe Laçit, takim i vlefshëm për javën e 22-të të Abissnet Superiore.

Vetëm 3 pikë i ndan skuadrat nga njëra-tjetra në tabelën e klasifikimit, dhe të dyja skuadrat do të kërkojnë të mposhtin kundërshtarin e tyre direkt.

Tirana ka kaluar nw avantazh me Roganoviç i cili gabon me kthimin mbrapa të topit dhe Xhixha përfiton duke e dërguar sferën në rrjetë.