Ndjekja nga polica shkon keq, vdes një shqiptar dhe plagosen 3

Tentativa për t’iu larguar një postblloku të policisë, të cilët iu bënë shenjë të ndalonin, është kthyer në një tragjedi.

Një makinë tip “Fiat 500” në të cilën udhëtonin 4 shqiptarë, teksa lëvizte me shpejtësi për t’iu shmangur ndjekjes së policisë, ka dalë jashtë rrugës duke përfunduar në një përrua, mbrëmjen e djeshme, raportojnë mediat lokale.

Nga impakti, një nga shqiptarët ka vdekur ndërsa tre të tjerë janë plagosur. Tre shqiptarët e plagosur janë dërguar në spital.

Policia dha shenjë për të ndaluar në Sant'Alessio, në periferi të Lucca-s, Itali. Pasi makina nuk ka ndaluar, ndjekja nga policia ka përfunduar në shtratin e përroit Freddana në Camaiore.

Raportohet se shoferi ka humbur kontrollin në një kthesë, mjeti është përplasur me një bordurë e më pas ka përfunduar i përmbysur në përrua. /Syri.net/

Vendi i aksidentit