", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/February/25/auto_FMZGYpkXwAAI_Lw1645809438.jfif", "width": 900, "height": 583 } }

Lufta në Ukrainë, Pele: ‘Lutemi për paqe dhe liri’

Ngjarjet në Ukrainë kanë prekur të gjithë botën. Për këtë ngjarje kanë reaguar mjaft figura të sportit, dhe nuk kishte si të mungonte edhe një reagim nga legjenda braziliane e futbollit, Pele.

Pele shkroi se i lutet Zotit që të mbizotërojë paqja, liria dhe dashuria.

“Vitet kalojnë, por pak ka ndryshuar që kur isha fëmijë. Tragjeditë që kemi përjetuar tashmë duhet të na kishin mësuar të ndërtonim një botë më paqësore. Unë i dërgoj solidaritetin tim popullit të Ukrainës. Jam në lutje, duke i kërkuar Zotit që të mbizotërojë paqja, liria dhe dashuria”,  ka shkruar Pele