Pushtimi i Ukrainës, flasin ekspertët: Putin po thyen rregullat që ka vendosur vetë

Pamjet nga Ukraina tashmë e shkatërruar nga lufta nga pushtimi rus janë tronditëse.

Civilët po largohen, duke u përpjekur të largohen sa më shumë nga lufta. 

Familjet janë të ndara, pasi burrat e janë thirrur për të mbrojtur vendin.

Orët e fundit një video mallëngjyese ku një baba po i jep lamtumirën vajzës po bën xhiron e internetit duke shkaktuar emocione dhe trishtim në mbarë botën.

Për të folur më shumë në lidhje me këtë situatë të tensionuar por edhe për ndikimin e saj deri në Ballkan ishin të ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Bledi Bajraktari 'Konsull Nderi i Ukrainës 'në Shqipëri dhe eksperit i marrëdhënieve ndërkombëtare Dritëro Arifi.

"Ky për Ukraninën është një mëngjes i dramatizuar, nga kontaktet që kemi pasur me familjarët e bashkëshortes time por dhe me miq, situate është e tensionuar.

Disa miq të mi janë kthyer nga pushimet atë natë që filloi sulmi dhe nuk e dinin se do kishte nje sulm ushtark ndaj Ukrainës.

Sot janë zhvilluar bombardime edhe Brenda qytetit të Kievit.

Të thuash se po futëm në Ukrainë për të futur paqen dhe të përfundosh duke i vrarë ato nuk është e drejtë.

Politika e Putin i cili pretendon se është anatinazist dhe vepron vetë si nazist dhe terrorist nuk është gjëja e duhur për shekullin 21", u shpreh Bajraktari.

Ndërsa ekperti i marrëdhënieve ndërkombëtare tregoi se situatata e tensionuar po ndjehet deri në Ballkan.

"Sulmi rus ndaj Ukrainës, një shtetit të pavarur, ka lënë jashtë loje SHBA , në njëfarë mënsre nuk egzsiton më një ndërhyrje por është një sjellje brutale e të gjitha rregullave që Rusia vetë i ka ndërtuar. Besoj se Ukraina nuk do të jetë e njëjtë pas pushtimit Rus, jam i bindur se do të ndahet.

Situata në Ballkan gjithashtu nuk është shumë e qetë, republika Serbia ka marrë kopetenca, sigurisht jo ligjore dhe është  përkrah nga disa vende të Be dhe nga Rusia sigurisht."