Miqësia me Arjolën ka marrë fund? Monika Lubonja rrëfen zhgënjimin e madh: U tronditëm...

Monika Lubonja ishte e ftuar në ‘Abc e Pasdites’, ku foli për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP”.

Nuk mund të anashkalohej edhe diskutimi për miqësinë e saj me Arjolën ku nuk duket e njëjtë pasi dolën nga ‘BBV’, ku aty njiheshin si shoqet më të mira.

 

Madje edhe një reagim i Arjolës kur Monika i shpreh dashurinë ka bërë xhiron e rrjetit nga ftohtësia e aktores.

E pyetur nga moderatori nëse miqësia me Arjolën dhe Ilirin ka ngrirë, Monika e ka injoruar këtë të fundit dhe ka folur vetëm për aktoren ku nuk ka dhënë detaje konkrete, por shprehet se e kupton pasi kanë kaluar të dyja të njëjtën situatë pas daljes.

 

“Mes meje dhe Arjolës nuk ka ndodhur asgjë. Kemi pasur gjendjet tona emocionale. Nuk është e lehtë të rrish i mbyllur 136 ditë brenda dhe te dalësh të njihesh me çfarë ka ndodhur jashtë. Gjendja jonë emocionale nuk mund të jetë e qetë. E kuptoj shumë mirë Arjolën, gjendjen emocionale të saj. Na ka ndodhur njësoj. Gjendja jonë emocionale u trondit 10 fish më shumë kur dolëm dhe u përballëm më çfarë bëhej jashtë”, u shpreh Monika.

 

“Edhe ato që më kanë lënduar, do vi një moment që të qetësohen dhe do vinë të komunikojnë me mua. Jam e bindur”, u shpreh ajo nder të tjera.