Lavrov: Nuk duam të pushtojmë Ukrainën, duam të çlirojmë njerëzit nga shtypja

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov sapo ka dhënë një koferencë për shtyp.

Lavrov tha se qëllimi i pushtimit të Ukrainës nga vendi i tij ishte "çlirimi" i ukrainasve nga "shtypja", duke shtuar se Moska nuk e konsideron të mundur njohjen e autoriteteve aktuale të Ukrainës si demokratike.

"Presidenti Putin ka vendosur për këtë operacion të posaçëm ushtarak për të çmilitarizuar,  për të çliruar veten nga kjo shtypje, ukrainasit do të jenë në gjendje të zgjedhin lirisht të ardhmen e tyre," u shpreh Lavrov 

Në të njëjtën kohë, ministri rus hodhi poshtë deklaratat e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky , i cili ka treguar se është i gatshëm të diskutojë një gjendje neutraliteti për vendin e tij dhe shtoi se Moska është e gatshme për bisedime sapo ushtria ukrainase të ndalojë luftimet.