Regjistrimi i fermerëve/ Resuli: Një rreng i radhës nga Ministria e Drejtësisë

Sipërmarrësi dhe eksperti i bujqëisë, Ervin Resuli denoncoi një tjëtër vendim të Ministrisë së Bujqësisë, ndaj fermerëve dhe blegtorëve shqiptarë.

Në një status në rrjetin e tij social, facebook, Resuli tregoi se fermerët po penalizohen pas urdhrit të fundit për të regjistruar fermat e tyre pranë agjensisë rajonale të ekstensionit bujqësor një ditë para se të nisë aplikimi për të përfituar nga skema kombëtare 2022.

Për shkak të hapësirës së shkurtër kohore Resuli thotë se fermerët rrezikojnë të humbasin përfitimin nga kjo skemë.

Resuli i ftuar në 'Kafe Shqeto' për te folur më shumë në lidhje me këtë situatë, u shpreh:

"Në fakt idealja do të ishtë që sot të ishim duke diskutuar se si do të procedonin fermerët.

Ministria e Drejtësisë nëpërmjet një rrengu të çuditshëm këtë vit, na ka surpizuar të gjithëve, në faqen zyrtare të saj 24 orë para aplikimit është njoftuar se fermerët duhet të plotësojnë regjistrin e fermës përpara se të bëjnë aplikimin, ku deklarojnë inventarin e fermës së tyre. Jo të gjithë fermerët janë njoftuar dhe duke marrë parasysh se ato jetojnë në distanca të largëta nga Drejtoritë e Bujqësisë apo agropikat kjo e ka bërë të pamundur për shumicën e tyre që në një hark kaq të shkurtër kohor të marin njoftimin, të vijnë të bëjnë deklarim nga Minsitria e Bujqësisë për të penguar vazhdimisht fermerët", u shpreh ai.

Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme: