Planet e Rusisë për të pushtuar Kievin, ndër to ndarja e Ukrainës si dy Gjermanitë

Sot do të jetë dita jonë më e vështirë, paralajmëroi këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Herashchenko, i cili tha se Rusia po përpiqet të depërtojë në Kiev me kolona tankesh që zbresin në kryeqytet nga verilindja dhe veriperëndimi.

Dhe një burim në Kundërzbulimin ukrainas ka thënë në uebsajtin Ukrainska Pravda se Rusia ka në plan  të vërë kryeqytetin nën kontroll, për të marrë kontrollin e gjithë vendit.

Gjithçka është e pakonfirmuar ende, por këto janë synimet që Rusia po kërkon të realizojë:

Së pari, të marrë një aeroport të madh të Kievit dhe të kontrollojë trafikut ajror, që të mundësojë zbarkimin e 10,000 trupave rus, duke e shpërqendruar ushtrinë me sulmet në kufi

Së dyti, duke sabotuar energjinë elektrike dhe komunikimet në Kiev për të shkaktuar panik

Së treti, duke provokuar një eksod të refugjatëve për të parandaluar lëvizjen e Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Së katërti, të kapë selitë qeveritare, përfshirë kabinetin dhe Parlamentin dhe të kapë udhëheqjen e shtetit, për ta detyruar të nënshkruajë një marrëveshje sipas kushteve të Rusisë.

Së pesti, të sjellë udhëheqës pro-rusë dhe të ndajë Ukrainën në dy pjesë, si Gjermania Lindore dhe Perëndimore. Vërehet ende se ky plan nuk është vërtetuar."