Lufta në Ukrainë/ Nesho: Putini kërkon të kthejë lavdinë e Perandorisë Ruse, Perëndimi do dënojë aktin

Diplomati i karrierës Agim Nesho, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, komentoi agresionin rus ndaj Ukrainës.

Nesho theksoi se Putin kërkon që të kthejë lavdinë e Perandorisë Ruse dhe të BS-së. Ai shton se Perëndimi nuk do ta lërë pa e dënuar këtë akt.

“Putini ka personalizuar pushtetin, këto tendenca ka edhe Shqipëria. Putini kërkon të krijojë avantazh ndaj Perëndimit, kërkon që të kthejë lavdinë e Rusisë dhe BS-së e pastaj të negociojë në favorin e tij, të ulet në tavolinë me Europën.

Rusia është rrezik nga pikëpamja e faktit se ka armë bërthamore, por se ekonomikisht lë për të dëshiruar. Por, Perëndimi do ta dënojë këtë akt”, u shpreh Nesho.