Bardh Spahia ‘shkërmoq’ rivalët në Shkodër/ Fiton bashkinë me diferencë të thellë edhe me vendin e dytë

Një sondazh i publikuar në Euronews, tregon se si pritet të ndahen votat për Bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Duke iu referuar shifrave të sondazhit Barometër, kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Bardh Spahia,  i mbështetur nga Sali Berisha, fiton bindshëm bashkinë me një diferencë të madhe, duke u ndjekur nga kandidatja e PS-së. 

Bashkinë Shkodër, kandidati Bardh Spahia i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, gëzon pëlqyeshmërinë e pjesës më të madhe (42,3%) të votuesve.

Kandidatja socialiste Majlinda Angoni pëlqehet nga thuajse një në tre (30,3%) votues shkodranë. Xhemal Bushati i Partisë Demokratike pëlqehet nga 18,5% e elektoratit në Bashkinë Shkodër.

Rezultatet e anketës së Barometrit tregojnë se kandidati që perceptohen më shumë negativisht (51,5%) nga votuesit në Shkodër është ai i Partisë Demokratike, Xhemal Bushati.

Rezultatet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe Data Centrum në bashkinë Durrës, në datat 12-18 shkurt me 1000 intervista ballë për ballë në familje.