Biden braktis Ukrainën: Nuk do dërgojmë trupa ushtarake! Do të mbrojmë çdo pëllëmbë të NATO-s

"SHBA do të mbrojë ‘çdo pëllëmbë’ të NATO-s, por nuk do të vendoset në Ukrainë". 

Kështu u shpreh presidenti i SHBA, Joe Biden në konferencën për mediat drejtuar popullit amerikan nga Shtëpia e Bardhë. 

Biden tha se trupat ushtarake amerikane nuk do të përfshihen në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. 

“Forcat tona nuk do të shkojnë në Evropë për të luftuar në Ukrainë, por për të mbrojtur aleatët tanë të NATO-s dhe për të qetësuar ata aleatë në lindje. Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s me fuqinë e plotë të fuqisë amerikane", u shpreh Biden.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë beson se NATO është më e bashkuar se kurrë më parë dhe se nuk ka dyshim se "SHBA dhe vendet e tjera të NATO-s do të përmbushin angazhimet e tyre të traktatit".

***

Ndërkohë, nisur nga rreziku rus në lindje, SHBA ka dislokuar mijëra forca tokësore në vendet e NATO-s në Europën Lindore që ndihen të kërcënuara nga Rusia, duke përfshirë Letoninë, Estoninë dhe Lituaninë në Baltik, si dhe Poloninë dhe Rumaninë.