", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/February/24/auto_Screenshot_171645705038.jpg", "width": 900, "height": 1066 } }

VIDEO/ Shpërthime të fuqishme në Kiev, me sulm ajror rusët marrin Aeroportin Ndërkombëtar Antonov

Shpërthime të shumta janë dëgjuar në kryeqytetin ukrainas të Kievit të enjten, raporton Reuters.

"Konfirmohet nga autoritetet ukrainase. Një operacion i madh sulmi ajror me helikopterë Mi-8 mbi Aeroportin Ndërkombëtar Antonov në Hostomel. Ministria e Brendshme thotë se Rusia ka marrë kontrollin. Shumë e rrezikshme; është vetëm 15 minuta në perëndim të unazës së kryeqytetit," njofton dhe publikon pamjet, Christopher Miller, korrespondenti i BuzzFeedNews që ka punuar për 11 vjet në Ukrainë dhe Evropën Lindore.