Një dramë e vërtetë për Elton John, aeroplani i tij privat goditet nga erërat

Elton John kaloi një dramë të tmerrshme në ajër kur aeroplani i tij privat pësoi një dështim hidraulik në lartësinë 3000 metra.

Aeroplani e ndërpreu dy herë uljen brenda një dite, në momentin që erërat goditën në shpejtësi 128 kilometra në orë.

Ekipet e zjarrfikësve vrapuan drejt Aeroportit Farnborough, Hants.

Një dëshmitar tha: “Aeroplani ishte goditur nga erërat dhe nuk mund të ulej. Ishte e tmerrshme të shihje”


Drama e tij filloi menjëherë pasi avioni në vlerë 79.2 milionë euro u largua nga aeroporti për në New York në orën 10:20.

Rreth një orë pas udhëtimit, avioni pësoi një dështim hidraulik dhe pilotit iu desh të bënte një kthesë në drejtim të kundërt ndërsa i afrohej bregut të Irlandës jugore.