VIDEO/ Rama paralajmëron arrestimin e Bashës - Ja mesazhi për Tabakun te 'Inceneratorët'

Në debatin shterpë të zhvilluar me anëtarët e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se Lulzim Basha do të arrestohet.  

Rama ironizon kryetaren e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabakut se është e tepër e angazhuar për të çuar njerëzit në burg dhe se kurrë nuk do ta përmendë emrin e Lulzim Bashës kur të shkojë pas hekurave. 

Gjatë debatit me mikrofona të mbyllur, Rama i thotë Tabakut që të mos përmendë ish-ministrin Lefter Koka sepse nuk është etike, pasi edhe ai vetë nuk do e bëjë një gjë të tillë kur  Basha të burgoset.

Rama: As prokurore të ishe nuk do ishe kaq e angazhuar për të çuar njeri në burg. Mos përmend Lefterin se nuk eshte etike, mund të jetë Luli një ditë atje në burg dhe mbaje mend! Unë kurrë nuk ta përmend Lulin kur të jetë atje, kurrë!

Ende nuk dihet se për çfarë dosje e ka fjalën Rama, e cila do ta dërgojë deputetin Lulzim Basha prapa hekurave.