Bilanci i Covid/ 213 të infektuar dhe 4 humbje jete nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike COVID-19. 

Nga 2110 testime, 213 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. 

Katër persona kanë ndërruar jetë nga virusi, një qytetare nga Lushnja 64 vjeçe, dy qytetarë nga Tirana të moshave 83-90 vjeç, një qytetar nga Kavaja 86 vjeç.  

Janë 3581 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në spitalet COVID po marrin trajtim 70 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar

Situata 

Janë kryer 2110 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 213 qytetarë, në këto bashki: 

75 qytetarë në Tiranë, 20 në Sarandë, 14 në Fier, 13 në Vlorë, 10 në Berat, nga 7 qytetarë në Durrës, Shkodër, 5 në Peqin, nga 4 qytetarë në Prrenjas, Kuçovë, Delvinë, Mallakastër, nga 3 qytetarë në Mirditë, Rrogozhinë, Memaliaj, Pogradec, Elbasan, Librazhd, nga 2 qytetarë në Gramsh, Skrapar, Devoll, Maliq, Përmet, Lushnje, Kamëz, Krujë, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kukës, Has, Tropojë, Lezhë, Shijak, Patos, Himarë, Gjirokastër, Libohovë, Tepelenë. 

Janë 3581 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 70 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka katër humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Lushnja 64 vjeçe, dy qytetarë nga Tirana të moshave 83-90 vjeç, një qytetar nga Kavaja 86 vjeç. 

Janë shëruar 391 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 263,909 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (23 Shkurt 2022) 
Raste të reja ditore          213
Të shëruar në 24 orë        391
Të shtruar në spitale          70
Humbje jete në 24 orë         4
Testime ditore                2110

Testime totale                1,734,743
Raste pozitive                 270,947
Raste të shëruara             263,909
Raste Aktive                        3581
Humbje jete                         3,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë             1063
Fier                   553
Elbasan             397
Vlorë                373
Berat                258
Lezhë               250
Durrës              165
Kukës               160
Shkodër           132
Gjirokastër      127
Korçë               82
Dibër                 21