Biznesmeni italian Françesko Beketi dënohet me 17 vite burg

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 17 vite burg Françesko Beketin, për pastrim parash dhe vjedhje duke shpërdoruar detyrën.

Prokuroria kishte kërkuar 20 vite burg për biznesmenin italian.

Sipas Gjykatës, Beketi ka krijuar një sistem shoqërish tregtare, me qëllim fshehjen e veprimtarisë kriminale.

Në këtë sistem është përfshirë i pandehuri Beketi, duke futur në këtë marrëdhënie nënën Liliana Kondomiti dhe dhe vjehrrën e tij Vjollca Kamberi.

Sipas Gjykatës, asetet e tyre dhe llogaritë bankare të shoqërive do kalojnë në favor të shtetit.