Alain Giresse zyrtarisht emërohet në krye të stolit të Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në futboll është bërë me trajner të ri.

Dardanët kanë emëruar trajnerin e ri. Alain Giresse është njeriu të cili i është besuar timoni i kombëtares kosovare, për ndeshjet e radhës.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka zyrtarizuar sot emërimin e trajnerit të ri, në një konferencë për media.

Giresse do të zëvendësojë trajnerin Bernard Challandes që së fundmi drejtoi Kosovën.

Synimi i Giresse dhe kombëtares së Kosovës sigurisht se do të jetë progresi në Ligën e Kombeve fillimisht, e më pas edhe kualifikimi për një turne madhor në futbollin e kombëtareve.

Giresse së fundmi kishte drejtuar kombëtaren e Tunizisë, para se të bënte një pauzë të shkurtër, për t’u kthyer tashmë në një aventurë të re, kësaj radhe me Kosovën.