Pastori gjen një diamant 709 karat

Diamante peshon 709 karat dhe është marrë nën kujdesin e bankës qendrore në Sierra Leone. Diamanti i zbuluar nga pastori Emmanuel Momoh është një ndër diamantët më të mëdhenj që janë gjetur në Sierra Leone që nga viti 1972.

Gjithashtu besohet se ky është një ndër 13 diamantët më të mëdhenj që janë zbuluar deri me tani.