Aktori i humorit, Albano Bogdo, u arrestua dy ditë më parë, sot u lirua nga gjykata

Gjykata e Tiranës ka lënë sot të lirë aktorin e humorit, Albano Bogdo, i cili u arrestua dy ditë më parë nga policia.

Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Klodiana Lala, e cila raporton se gjykata ka caktuar ndaj aktorit të humorit masën e detyrimit të paraqitjes.

Kujtojmë se aktori Bogdo u arrestua nga policia, pasi u kap duke drejtuar makinën pa patentë.