Ibra i dëmtuar, ja kur rikthehet në fushë sulmuesi suedez

Në Itali nuk janë të sigurt se kur do të kthehet sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic.

 “Corriere dello Sport” shkruan se sulmuesi jo vetëm ndaj Udinese që nuk do të jetë, por do të humbasë edhe derbin kundër Interit në Kupën e Italisë.

Kjo sfidë është programuar të luhet më 2 mars. Ibra ka shanse të jetë i gatshëm për ndeshjen e rëndësishme kundër Napolit, më 6 mars.

Sulmuesi është dëmtuar që në ndeshjen me Juventusin. Problemet në thembrën e Akilit edhe vjet e lanë atë një muaj jashtë fushave të blerta.