Të shqetësuar me situatën, Federata Polake e Futbollit i kërkon FIFA-s të mos luhet play-off-i në Moskë

Federata Polake e Futbollit i është drejtuar FIFA-s për siguri në lidhje me play-off-in për në Katar 2022. Polonia, kujtojmë, do të duhet të luajë në Moskë më 24 mars kundër Rusisë dhe për shkak të tensioneve në rritje midis qeverisë së Moskës dhe Ukrainës janë rritur edhe shqetësimet.

Ditët e fundit ministri polak i Sportit, Kamil Bortnichuk, kishte kërkuar që ndeshja të zhvendosej në fushë neutrale. Në njoftimin zyrtar për shtyp, Federata Polake thekson se: "Si një federatë sportive, detyra jonë është t'u ofrojmë lojtarëve polakë kushte optimale për ndeshjet ndërkombëtare. Vendimet politike, për shembull në lidhje me vendosjen e sanksioneve të mundshme ndaj Federatës Ruse, mbeten në duart e autoriteteve shtetërore dhe organizatave ndërkombëtare.