Javier Tebas dëshiron të shohë Mbappe-n te Reali dhe Erling Haaland te Barcelona

Ardhja e Kylian Mbappe vdhe Erling Haaland në Spanjë “do të sillte shumë” në La Liga, veçanërisht nëse secili zgjedh të luaj për klube të ndryshëm. Në çdo rast, kështu mendon presidenti i ligës spanjolle Javier Tebas, i cili pavarësisht prirjes për Real Madridin, dëshiron që edhe Barcelona të forcohet për të rikrijuar një duel të ngjashëm me atë mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

“Unë preferoj Haaland te Barça dhe Mbappe te Real Madridit. Dua që ne të kthehemi në epokën e Messit dhe Ronaldos, ku kishim dy lojtarë të mëdhenj që ishin në dy ekipet më të mira në botë”, tha Tebas gjatë intervistës së tij për ABC.