", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/February/22/auto_17571645544311.jpg", "width": 900, "height": 540 } }

Eriksen shkëlqen në miqësore, mesfushori danez drejt debutimit me Brentford

Mesfushori danez, Christian Eriksen, po punon për të rikapur formën e tij përpara se të debutojë me fanellën e Brentford. Klubi anglez zhvilloi një miqësore me dyer të mbyllura kundër skocezëve të Rangers në një sfidë ku Eriksen shkëlqeu.

Mesfushori dhuroi dy asist për shokët e ekipit si për të treguar se çfarë pritet nga ai kur të zbresë në fushë. Dy asist në dy golat e vetëm që Brentford shënoi në barazimin 2-2 kundër Rangers. Eriksen që ka nënshkruar një kontratë gjashtë mujore me Brentford, u aktivizua për 78 minuta në këtë takim dhe zhvilloi një paraqitje të nivelit të lartë.

Ndërkohë që Daily Mail ka raportuar dhe kohën se kur mund të kthehet zyrtarisht në fushë Eriksen. Ish-mesfushori i Interit mund të grumbullohet që për sfidën e të shtunës që ekipi i tij do të ndeshet në shtëpi ndaj Newcastle në kuadër të javës së 26-të të Premier League.

Të shtunën pritet edhe debutimi i Eriksen sërish në futboll pas arrestit kardiak të pësuar gjatë ndeshjes së parë të Danimarkës në Euro 2020 verën e kaluar.