'Ky Veliaj i thotë vetë burgut hapu'

Nga Petrit Vasili/

Me plot gojën thotë e kam dhunuar haptas ligjin.

Veliaj thotë publikisht perpara Komisionit Hetimor, qe sipas tij Keshilli Bashkiak i Tiranes ka marre Vendimin Nr.106 per inceneratoret ne 28 shtator 2017.

Veliaj e ka marrë vendimin vetë, që gjashtë muaj më parë, pra që në 27 mars 2017 pa pyetur hiç Keshillin Bashkiak.

Ligji për Pushtetin Lokal flet shumë qartë:

Neni 54 pika pika “dh” e Ligjit te Veteqeverisjes Vendore eshte asgjesuese, ja ligji:

NENI 54

Detyrat dhe kompetencat e këshillit bashkiak

Këshilli bashkiak ka këto detyra dhe kompetenca:

dh) miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij. Në vendimin për miratimin e buxhetit miraton,

gjithashtu, edhe numrin e maksimal të punonjësve të bashkisë, si dhe të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të bashkisë;

Po cilat jane kompetencat e Veliajt, ja cfare thote neni 64:

Neni 64

Kompetencat dhe detyrat e kryetarit të bashkisë

Kryetari i bashkisë ka këto kompetenca dhe detyra:

a) ushtron të gjitha kompetencat në kryerjen e funksioneve të bashkisë, me përjashtim të atyre që janë kompetencë vetëm e këshillit përkatës;

b) zbaton aktet e këshillit;

Miratimi personal i Veliajt pa vendimin e Keshillit Bashkiak eshte

1.privatizimi prej tij i Bashkise se Tiranes,

2.eshte veper e qarte korruptive,

3.eshte rrembim i paligjshem i kompetencave te Keshillit Bashkiak dhe shperdorim i qarte detyre.

Veliaj tamam Lalë kros qe vete shkruan vete vulos dhe as pyet hiç asfare per ligj.

SPAK vepro, ruaj dinjitetin sepse shkelja e ligjit eshte sheshit!