", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/February/22/auto_Screenshot_11645528995.jpg", "width": 900, "height": 493 } }

VIDEO/ Gazetari britanik bëhet viral, mbulon krizën në Ukrainë duke raportuar në 6 gjuhë

Një 41 vjeçar, gazetar i Associated Press, i cili aktualisht po mbulon krizën në Ukrainë  ka bërë xhiron e mediave sociale gjatë 24 orëve të fundit.

Philip Crowther postoi në Twitter një video me momente të ndryshme nga lidhjet e tij live me gjashtë televizione të ndryshme. Gazetari 41-vjeçar mbuloi zhvillimet në anglisht, spanjisht, portugalisht, frëngjisht, gjermanisht dhe në gjuhën luksemburgishte.

Natyrisht, postimi i Philip Crowther u bë viral dhe mori mijëra “like dhe share”. Crowther lindi në Luksemburg nga një baba britanik dhe një nënë gjermane.

Ai jeton në Uashington dhe është i specializuar në mbulimin e ngjarjeve politike dhe diplomatike dhe ka udhëtuar në shumë vende të botës si korrespondent për media të ndryshme.