VIDEO/ Rikthehet terrori te ‘5 Maji’, SYRI TV sjell pamjet dramatike

Terrori dhe dhuna është rikthyer sërish në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë.

Qindra forca policie kanë zbarkuar për të mbështetur aksionin e IKMT për prishjen e banesave, të cilat do t’i hapin rrugë ndërtimeve shumëkatëshe që do të ndërtohen në këtë zonë.  Qytetarë të shumtë, të cilëve do t’u shkatërrohen shtëpitë, e kanë gdhirë natën në rrugë në tentativë për të kundërshtuar veprimet arbitrare të Bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë që në orët e para të mëngjesit të sotëm forca të shumta të ndërhyrjes së shpejtë kanë hedhur gaz lotsjellës për të nxjerrë banorët nga shtëpitë, ndërsa kanë shoqëruar në polici edhe disa prej tyre.

Banorët e kësaj rruge nuk janë kundër shembjes së banesave dhe zhvillimit të qytetit, por ata kërkojnë dëmshpërblim për shtëpitë e tyre që i ndërtuan vite më parë.