'Je ndërtuese, ke konflikt interesi'/ Vazhdon sherri Tabaku-Veliaj

Me tone të ashpra ka vijuar debati mes kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetares së Komisionit Hetimor për inceneratorët Jorida Tabaku.

Përplasje mes Tabakut dhe Veliajt ka patur dhe për çështjen e depozitimit të dherave dhe tarifave të tyre. Sipas Tabakut, nuk ka një vendim nga Këshilli Bashkiak për këtë çështje që i ka dhënë koncensionarit 45 milionë euro të tjera, ndërsa Veliaj e ka akuzuar atë se ka konflikt interesi duke thënë se familja e saj po ndërton pallate te Fusha e Aviacionit.

Pjesë nga debati

Veliaj: Çdo pastrim të Tiranës e bëjmë me 30% të Lulzim Bashës. Je dhe ndërtuese dhe e di që të djeg për dherat. Ke konflikt interesi. Pse duhet të marr vendim unë që xhaxhai po ndërton pallat.

Veliaj: Ke konflikt interesi se xhaxhai jot po ndërton, ndaj pyet për dherat

Tabaku: Xhaxhai im ka vdekur dhe unë s’kam askënd që ndërton

Erjon Veliaj: Po bëhet një pallat te “Fusha e Aviacionit”.

Tabaku: E kam për nder që vij nga një familje e nderuar. Është turp të vjedhësh siç bëni ju.

Veliaj: Qetësohu se do bëhesh me tiroide!

Tabaku: Nuk të nderon fare të bësh si llaxore këtu. Pse gënjeve në këtë komision?

Veliaj: Ju ftoni Edi Ramën dhe jo Lul Bashën ku në 2013, pa këshillin miratonte fizibilitetin. Lul Basha i merrte pa këshillë.

Tabaku: Thërriteni në komision. Pse gënjyet?

Veliaj: Do të të mund në gjykatë. Për shpifje. Të nxori gjykata shpifëse. Apo kontraktori i vilës tënde. E di që je në ndërtim.