'Ça ke që shef?', i riu i nxjerr syrin dhe i çan kafkën 47-vjeçarit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kretë të Greqisë.

Sipas medieve helene, një 47-vjeçar ka humbur syrin dhe ka marrë dëmtime të kokë për shkak të një sulmi nga një i ri.

“Ai u sul si i tërbuar ndaj meje duke më nxjerrë njërin sy, ndërsa kam dëmtime të mëdha në kokë pasi më tha ‘pse më sheh shtrembër”, ka treguar 47-vjeçari para policëve, të cilët ia kanë marrë dëshminë në spital.

Burri ka 50 të qepura në pjesë të ndryshme të trupit, por për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.