Harta e re gjyqësore, avokatët kundështojnë draftin: KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë nuk ka llogaritur mirë kostot
Në kuadër të diskutimeve për hartën e re të gjykatave e cila redukton numrin e tyre dhe mbyll Gjykatat e Apelit në rrethe duke lënë të vetme atë nëTiranë, përfaqësues të KLGJ-së kanë zhvilluar takime në disa qytete të Shqipërisë.
Në Durrës kanë qenë të pranishëm, avokatë, gjyqtarë dhe prokurorë, ku të gjithë njëzeri kanë qenë kundër këtij vendimi, mbi shkrirjen e të gjitha Gjykatate të Apelit në rrethe.
Përveç kostove që do të ketë çdo pjesëmarrës në apel, avokatët ngritën shqetësimin dhe për mungesën e sallave fizike në Tiranë ku mund të mbahen seancat.
Për të folur më shumë në lidhje me këtë 'reformë', ishin të ftuar në emisionin e mëngjesit në Syri Tv, Denis Mekolli avokat dhe Marinela Kacori, kryetare e Dhomës së Avokatisë së Pogradecit.
"E gjitha kjo është pasojë e Reformës në Drejtësi, fakti i mungesës së gjyqtarëve ka çuar në këtë situatë. Masa më e lehtë për ta zgjidhur këtë situatë nga ana teknike, që ata të jenë konform me punën e tyre, por jo për qytetarët.
Gjithashtu në projekt propozim në asnjë moment nuk është përmendur që mund të rritet numri i gjyqtarëve', u shpreh Kacori.
Ndërsa avokati Mekolli, theksoi se e gjithë kjo reformë vjen në dëm të plotë të qytetarëve.
"Kjo hartë e re gjyqësore është qartësisht vetëm në dëm të qytetarëve duke anashkaluar avokatët ne, KLGJ dhe Minsitria e Drejtësisë nuk ka llogaritur mirë kostot që do të kenë qytetarët, vonesa në procese gjyqësore dhe si rrjedhojë kanë nxjerrë hartën e re. Shpresojmë të ketë vend për reagim. KLGJ dhe ministria e Drejtësisë të marrin masa për rritjen e numrit të gjyqëtarëve, për shtimin e numrit të magjistratëve edhe kjo do të jetë zgjidhja e vetme në dobi të qytetarëve dhe gjithë Shqipërisë", u shpreh ai.